Në studion e emisionit “Open” në News24, mbrëmjen e sotme po diskutohet në lidhje me shpopullimin e vendit.

Milva Ekonomi, ministre e Shtetit për Standartet e Shërbimeve, u shpreh se një fenomen i tillë nuk ëhstë vetëm shqiptar dhe se me të njejtën janë duke u përballur edhe vendet e tjera.Sipas saj fillimisht emigracioni erdhi si një nevojë ekonomike dhe hapje e shoqërisë së pas diktaturës, ndërsa tani është më shumë çështjes zgjedhjeje dhe qytetarët zgjedhin të largohen për të zhvilluar talentet e tyre.

Ndërsa kreu i LZHK Dashamir Shehu, sqaroi se lëvizjet migratore janë pasojë jo më e nevojës për bukë, por e mungesës së sigurisë, shërbimeve dhe mundësive për tu rritur në karrierë pa lidhje politike.

Milva Ekonomi: Po ta vini re edhe në shifrat e INSTAT kanë disa lëvizje që lidhen me hapjen e shoqërisë. Tentendcat e Shqipërisë janë si ato të vendeve europian dhe Amerika e veriut. Nga këto fenomene vuhet edhe atje.

Dy arsyet janë emigracioni dhe familjet nuk kanë riprodhim, 2.1 shkalla e zëvendësimit dhe në Shqipëri sot është 1.32. Mosha mesatare kur nënat gjedhin të lindin është 29 vjeç.

Kjo ka sjellë një strukturë popullate që në piramidë e ka shumë të vogël bazën dhe të gjërë majën.

Shtohet edhe fenomeni i emigracionit ishin një shoqëri që nuk lëviznim dot as brenda shtetit. Ne nuk mund të vendosim ku do të jetojë dikush, vendimin e merr individi, analiza që duhet të bëjmë është tek shkaqet e marrjes së vendimit. Në momentin që në BE u krijuan 27 vende disa lëvizje të mëdha në vende që nuk ishin anëtare të BE pati një lëvizje të madhe të popullatës, si shkak ilirisë së lëvizjes.

Ndërkohë dua të tregoj që lëvizja është e drejtë themelore e qytetarëve. Në këto kushte kemi emigracion që vjen për arsye ekonomike ndërsa tani më shumë është çështjes zgjedhjeje.

Dashamir Shehu: Sot po shihja një insert një tenor nga Durrësi që po fliste i lumtur nga Italia, dhe mu bë qejfi siç na bëhet për artistë, sportistët që realizohen më mirë se këtu. Problemi që nuk ikin vetëm për talente por për ekonomi se nuk kanë kushtet të realizohen këtu. jo vetëm për ekonomi si 40 vjet më parë. Tani drama migratore është se nuk është vetëm çështje e buke por e shtetit në përgjithësi, mund të kemi bukën, por nuk kemi siguri.

Mund të jenë çift doktorësh që fitojnë njëlloj si jashtë por e dinë që shërbimet nuk janë njëlloj që sistemi arsimor nuk është i njejtë për fëmijët e tyre.

Dëgjojmë vrasje përditë, nuk ka siguri dhe për herë të parë njeriu mendon për kokën e vetë pastaj paratë. Ata që janë më të emancipuiar që duan të bëjnë karrierë, e shohin që pa parti nuk bën dot karrierë. Sistemi i drejtësisë është në nivel e dijmë të gjithë se ku është. Ka një sërë faktorësh që shqiptarët largohen

Dikur ishim krenarë kur i dërgonim njerëzit jashtë, sot shteti duhet të jetë krenar që i mban brenda.

Unë i kam vënë një emër një ekuacion, brenda kllapës së emigracionit janë brenda shteti, karriera, dhunë, shërbimi shëndetësor, arsimor, por koeficienti që shumëzon kllapën është ekonomia.

Dje po e diskutonim edhe familja, thyesa duhet të jetë pak e ndryshme. Motivet që janë në popullsinë rurale që i bie për shkurt janë të ndryshme nga ato të popullsisë urbane. Realiteti është ky.

Kjo punë nuk mbyllet se nuk është çështjes e një qeveri duhen politika shtetërore afatgjate, por mund të zvogëlohet e të mos lihet në rrjedhje të lirë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb