Presidenti i Republikës Ilir Meta, i ftuar në “Open” në News24 ka folur në lidhje me situatën e largimit të qytetarëve shqiptarë nga vendi ynë, duke e krahasuar me vendet e tjera të rajonit.

Kreu i Shtetit ka sqaruar se situata aktuale vjen si pasojë e qëllimeve të rilindjes ndërkombëtare, të cilat vihen në zbatim nga rilindja lokale.

Ai shtoi se negociatat për vendin tonë do të ishin hapur më parë, por se rilindjes ndërkombëtare i interesonte që kryeministri Rama fillimisht të merrte pushtetin lokal.

“Shpopullimi në Shqipëri, është i qëllimshëm nga rilindja ndërkombëtare dhe realizohet nga rilindja lokale. Kur flas për rilindjen e kam fjalën për atë lokale dhe ndërkombëtare.

Kjo është një organizatë ndërkombëtare që manipulon, e cila lobon në qeveri dhe institucione të caktuara dhe e cila sigurisht është e interesuar që në Shqipëri të kemi një situatë të tillë që na mban larg BE dhe që garanton interesat e rilindjes ndërkombëtare dhe tonës, në kundërshtim me interesin e Kosovës, shqiptarëve në rajon dhe shqiptarëve të cilët jetojnë në Shqipëri. Faktet janë të qarta, në një kohë kur nga ikën një nga Serbia për 1 mijë banorë, ikin 12 nga Shqipëria, në një kohë kur largohet 1 nga Maqedonia, largohen 7 nga ne dhe kur largohet 1 nga Kosova, nga Shqipëria largohen katër.

Qëndrimi im nuk ka të bëjë me NATO, BE, edhe ata të Bundestagut që folën shumë qartë dhe hapur ajo mbeti që thanë ata që nëse bëni zgjedhje lokale me një parti nuk nisin negociatat në tetor. Tashmë do ishin hapur 3 vjet para, por rilindjes ndërkombëtare nuk i interesonte kjo sepse duhej ta merrte pushtetin lokal Rama një herë.

Kush ka ngelur, qëndrimi i Bundestagut apo përfaqësuesve ndërkombëtarë që tha në do hapen në tetor. Se ç’thotë dikush për oportunitet dhe konformizëm është tjetër gjë por kriteret e Koopenhagenit nuk kanë ndryshuar”, tha Meta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: