TIRANË

Sekretari organizativ i Partisë së Lirisë Endrit Braimllari deklaron se janë dyfishuar shifrat e kërkesave për azil nga shqiptarët në krahasim me vitin e kaluar.

Duke iu referuar të dhënave të Eurostat, Braimllari shkruan se keqeverisja e rilindjes ka bërë që shqiptarët të humbasin besimin se mund ta ndërtojnë jetën në vendin e tyre.

POSTIMI I PLOTË
Rilindja varfëroi dhe shpopulloi vendin.
Shpopullimi i Shqipërisë vazhdon, mbi 10 mijë kërkesa për azil në BE dhe Britani ne 7 muajt e këtij viti.
Keqeverisja e rilindjes ka bërë që shqiptarët të humbasin besimin se mund ta ndërtojnë jetën në vendin e tyre.
Sipas të dhënave të Eurostat, të përpunuara nga Monitor, në 7 muajt e parë të vitit u regjistruan gati 5800 kërkesa për azil nga shtetasit shqiptarë në një nga vendet e Bashkimit Europian.
Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, shifra është dyfishuar.
Akoma më shqetësues është fakti se në këto shifra nuk përfshihet numri i shqiptarëve që shkojnë drejt Britanisë së Madhe, ku këtë vit janë regjistruar afro 4700 qytetarë shqiptarë që kanë hyrë në mënyrë të paligjshme dhe janë regjistruar për azil.
Ndaj për t’i kthyer shqiptarëve shpresën duhet të largojmë qeverinë dhe të rikthejmë llogaridhënien.

Braimllari Fb
Braimllari Fb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb