Deputeti i PD Dashnor Sula, në një reagim në Facebook është shprehur kritik lidhur me shpopullimin e vendi, duke akuzuar qeverinë.

Ndërsa ka publikuar edhe një raport të INSTAT, Sula thekson se treni i largimit të qytetarëve është shqetësues.

Statusi:

Qeveria e shpopullimit!

Nuk ndalet shpopullimi i Shqipërisë nga shqiptarët. Trendi i largimit të qytetarëve është shqetësues se menjëherë pasi u hapën kufijte, shifrat vetëm se rriten.

Sipas të dhënave të Eurostat, në Maj të këtij viti kishte gjithsej 920 kërkesa për azil (për herë të parë dhe riaplikime), pa përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, të dhënat e të cilës nuk raportohen më që nga Nëntori i vitit 2020. Ky është niveli më i lartë i aplikimeve që nga Janari.

Për periudhën Janar-Maj u shënuan gjithsej 3,850 aplikime dhe riaplikime, me një rritje prej 108% në krahasim me 5 muajt e parë të vitit të kaluar, kur lëvizjet ishin ende të kufizuara për shkak të pandemisë.

Franca vijon të mbetet shteti më i preferuar për azilantët shqiptarë. Gati dy mijë persona, apo 50% e totalit iu drejtuan Francës për herë të parë, apo riaplikuan në pesë muajt e parë të këtij viti. E dyta është Gjermania, me 22% të totalit të aplikimeve, Italia 9.2%, Greqia 10.2% dhe Belgjika 4%.

Kjo që po ndodh në vendin tonë pa frikë mund të quhet krim shtetëror. Shqipëria i ka të gjitha mundësitë që të sigurojë një mirëqenie për shtresën e mesme, për të ardhmen e vendit (të rinjtë), për trurin e vendit (profesionistët), por problemi tyre është qeveria dhe politikat shpopulluese të saj. Sigurisht që nuk mund të ket vend për njerëzit e shkolluar në Shqipërinë e SULLTANIT sepse prioritet i kreut te qeverisë janë punëmbaruarit dhe çunat problematik që duan te pastrojne paratë e drogës në shqipëri.

Ndërkohë tjetër qëllim i pisët i kësaj qeverie po del çdo ditë e më shumë. Edi Rama do ta shpopulloj Shqipërinë nga të arsimuarit sepse ata kërkojnë llogari. Ata e kuptojnë kur kreu i qeverisë do tua shesë sapunin për djath. Ata reagojnë ndaj padrejtësive. Ndërkohë qëllimi i kryeqeveritarit është që ta mbush Shqipërinë me shtetas nga vendet e treta sepse ata janë të përulur dhe nuk kërkojnë të drejtat e veta.

Vjedhjet e kësaj mazhorance janë bërë aq galopante saqe tani nuk mbulohen ndryshe vetëm duke larguar shqiptarët dhe zëvendësimin e tyre me qytetarë të vendeve të treta.

2

1

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb