TIRANË

Presidenti i Republikës, Ilir Meta duke folur për fenomenin e largimit të shqiptarëve theksoi faktin se kjo “hemorragji” duhet të ndalohet sa më parë duke rikthyer besimin në institucionet dhe duke shtuar njëherësh kërkesën e llogarisë. Ai tha se shoqëria shqiptare duhet ta kërkojë fajin tek institucionet dhe personat të cilat kanë përgjegjësi për postin që mbajnë në një shoqëri demokratike.

“Kjo është një dramë e madhe për me dhe për popullin tonë si një vend i vogël që jemi. Nuk kam dëshirë të bëj komente për të kaluarën, por asnjëherë nuk jam habitur kur më kanë thënë se Meta e ka fajin për Berishën dhe fajin e ka Meta me Ramën. Fajin duhet të kërkohet tek ata që kanë përgjegjësi.
Detyrën time do ta bëj pa asnjë lloj ngarkese politike, emocionale apo personale.
Prandaj media duhet të bëj investigimi, prandaj opozita duhet të shkojë në Kuvend. Nuk është faji i tij që kjo ndodhë, por faji është i atyre që hapin sytë. Unë kam bërë reagimet e mia, ata kanë bërë të tyren”, tha Meta.

Kreu i shtetit u ndal edhe tek projektet që jepen përmes skemës së Partneritetit Publik Privat, ndërsa shtoi se këto projekte duhet të kenë në fokus interesin e qytetarit dhe jo të kompanive.

“Dividentit i thashë stop. Këto PPP duhet të jenë në interes të publikuar dhe jo të kompanive. Kjo duhet të bëhet në mënyrë transparente. Kjo do rrisë rreziqet për ekonominë tonë. Shpresojmë që kjo të hetohet dhe personat përgjegjës të ndëshkohen sipas ligjit.
Po ikin jo vetëm që janë pa punë, por po ikin njerëzit më të arsimuar. Ky është një problem shumë i madh për të ardhmen, kjo duhet të frenohet përmes rritjes së besimit dhe kërkesës së llogarisë”, shtoi Meta.

(n.m/balkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb