TIRANË

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot në një takim Drejtorin e Institutit Demokratik Amerikan për Europën Qendrore dhe Lindore (NDI), Robert Benjamin.

Përmes një postimi në facebook, Meta shkruan se vlerësoi punën dhe angazhimin serioz të Institutit ndër vite në ndihmë të Kuvendit shqiptar dhe partive politike, duke synuar rritjen e llogaridhënies qeverisëse përmes aktivizmit politik dhe qytetar.

“E sigurova z. Benjamin se të gjithë aktorët politikë janë mbështetës dhe solidarë për strehimin e sigurt të përkohshëm në Shqipëri të qytetarëve afganë, të cilët kanë nevojë për ndihmë.

Theksova se shpopullimi i vendit përbën një problem serioz dhe se të rinjtë shqiptarë kanë nevojë për më shumë oportunitete, që u ofrojnë atyre një të ardhme më të mirë dhe me dinjitet në Shqipëri.”- përfundon Meta postimin e tij lidhur me këtë takim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb