Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili në rubrikën “Opinion” ka folur për Samitin e BE në Tiranë dhe protestën e thirrur nga PD më 6 dhjetor, për të cilën u shpreh se do të japë mesazhe të qarta.

Po ashtu Vasili u ndal edhe tek seanca e përbashkët Shqipëri-Kosovë dhe Ballkani i Hapur për të cilën tha se është një projekt që do të asgjësohet.

Pjesë nga biseda në studio:

“Ne kemi qenë gjithmonë për të thënë të vërtetat. Kemi zgjedhur mjaft rrugë komunikimi për Europën. Sot i kemi çuar një tjetër mesazh trupit diplomatik dhe i kemi dhe dërguar një projektligj, të ketë një Këshill Gjithëpërfshirës. Kujt i duhet që të mos ketë dialog politik? Kemi qeverisje egërsisht kundër çdo elementi që na çon përpara. Ne do t’ja themi edhe në shesh, përse bllokohet lufta kundër korrupsionit? Për nuk plotësohen kërkesat për informacion, duke filluar nga gazetarët tek deputetët. Këto do të jenë mesazhet e protestës”, tha Vasili.

Nuk kemi asnjë diferencë dhe dallim Kosovë-Shqipëri janë e njëjta gjë, kanë kaluar një tra dhe kanë paguar ca para. Janë stigmatizuar nga “Open Balkan”. Ata që u ulën në Kuvend janë kundër Ballkanit të Hapur. Me Ballkanin e Hapur në njërën krah dhe traun në anën tjetër, kur bëhen takime të tilla duhet të ketë vendime të mëdha. Ku ishte mesazhi? Paguan traun për të ardhur në Shqipëri. Tani kemi protestat në Mal të Zi. Në mënyrë madhore i shqetësuar, po Kosova? A ka të drejtën legjitime të jetë e shqetësuar!? Patjetër.

Pyetje: Në Kuvendin  Shqipërisë Kosova duhet të kishte ngritur zërin?

Vasili: I dhanë mesazhet e tyre sepse kanë përballë një sharlantan, kapja është shumë e madhe. Ajo mbledhje kur një kryeministër shqiptar punon kundër atij që i është ulur në krah, Kurti ka provuar burgjet serbe dhe ky ka provuar dashurinë serbe dhe ky dha vetëm një shfaqje të radhës. Politika matet me vendime, kemi parë dhjetëra mbledhje Kosovë-Shqipëri…Atë ditë nuk ndodhi asgjë… Të paktën të kishte hequr traun…Kurti ka thënë një të bukur, ‘Unë kam ardhur në tokën e Kastriotit dhe jo të Kastratit”,.

Më tej Vasili shtoi: Ballkani i hapur, një kufomë që vjen erë ruso-serbe. Është procesi i Berlinit ai që ka të bëjë me shtetin ligjor dhe me mekanizma afatgjatë që të çojnë larg. Ka mbetur vetëm një proces i një atavize që quhet Rama në funksion që Serbisë dhe që do të asgjësohet…

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: