Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka dhënë sërish një mesazh për problemin e shpopullimit të vendit dhe ikjen e të rinjve.

Meta thotë se shpopullimi duhet ndalur në Shqipëri duke mbështetur të rinjtë. Ai theksons e rinia meriton mundësi e shanse të reja si dhe të jetë pjesë e vendimmarrjes.

Po ashtu ai thekson se rinia shqiptare kërkon arsim, shërbime cilësore e vende të sigurta pune.

 

STATUSI NGA ILIR META

Rinia KËRKON arsim e shërbime cilësore dhe vende të sigurta pune.

Rinia MERITON mundësi e shanse të reja, të dëgjohet dhe të jetë pjesë e vendimmmarrjes.

Të MBËSHTESIM rininë, për të NDALUR shpopullimin! ??

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb