Histori shqiptare e të huaja që zhvillojnë sensin kritik ose përkëdhelin shijen artistike janë pjesë e titujve të rinj në shqip.
Petrit Ymeri ndalet te sugjerimet e tij nga “Dituria” në ditët e fundit të panairit duke sugjeruar shportën e botuesit për këtë dimër.

“Romani i Leonardo Sciacia, “Dita e Kukuvajkës” – një libër që i bën jehonë edhe realitetit shqiptar. Kemi edhe dy tituj të rinj nga shkrimtarja jonë Agata Kristi-“Vdekje në Nil” dhe “Vrasja e Roxher Akrojdit”, që tanimë i kemi botuar 15 tituj. Një libër që e rekomandoj shumë është “Motrat e Aushvicit” që tregon rolin dhe kontributin e rëndësishëm që luajtën hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë botëore. Këto personazhe të këtij libri, kanë jetuar me Ana Frakun e famshëm në kampin e Aushvicit”, tha Ymeri.

Pos autorëve të veçantë, librat me seri kanë shënuar interes dhe kanë krijuar rrjetin e tyre të lexuesve, sikunder autorë që rrëfejnë fate pianistësh apo shpirtin baltik.

“Seria që kemi nisur me Anne Jacobs me ‘Vilën e Pëlhurave’ ku kemi nxjerrë ‘Vilën e pëlhurave në pranverë dhe tani ‘Vajzat e vilës së pëlhurave’. Nga Jan Broken ne vijmë me dy tituj të tij- njëri është ‘Në shtëpinë e pianistit’- fati i një pianisti rus të ikur nga Rusia për në perëndim dhe tjetri që kryesohet si kryevepra e tij, është ‘Shpirti baltik”, tha ai.

Tematika rrok Europën e pushtetin, zhytet në sekrete dhe në oborre mbretërore duke ruajtur stilin e një letërsie të mirë, që është garancia e logos për lexuesin.

“Nga historia e Danimarkës kemi një roman historik ku është një histori dashurie e pushteti. Një mjek gjerman që vendoset në oborrin mbretëror dhe bëhet i dashuri i mbretëreshës” , thotë Ymeri.

Histori dashurie, apo triller, familje të mëdha dhe ngjarje të mbuluara nga harresa përbëjnë kthinën letrare ku zhytemi ndërsa dimri afron dhe matanë sofës, shtrijmë duart për të tërhequr librin e mbrëmjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: