Nga: Eneida Çakërri

Për 12 shporta të vogla na nevojiten:
Rreth 4 petë byreku të gatshme
Gjalp
50 gr. djath i bardhë
50 gr. salcë kosi
50 gr. djath gorgonxola
1 qepë e madhe e kuqe
2 patate
4 lugë pana
Kripë
Vaj ulliri

Petët i lyejmë me gjalp ndërmjet dhe i presim në katrorë, 3 petë për secilën shportë. I vendosim në tavën me forma, 12 forma total, duke formuar fole në mes. I pjekim në 180 gradë deri sa të marrin ngjyrë të artë, njësoj siç piqet byreku.
Djathin e bardhë e bashkojmë me salcën e kosit dhe djathin gorgonxola duke formuar një masë kremoze.
Qepën e presim në feta dhe e skuqim në vaj ulliri, duke shtuar pak gjalp për karamelizimin. Shtojmë edhe kripë dhe e skuqim deri sa të karamelizohet. Patatet i pastrojmë, i presim në copëza dhe i ziejmë.
Sapo janë zbutur, i shtypim me pirun dhe i shtojmë panëm dhe kripë. Në fund të shportëzave vendosim kremin e djathit. Më pas qepët e karamelizuara dhe në fund purenë e patateve me nje formë pastiçerie. Spërkasim me kopër në fund.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb