Nefronet e veshkave çdo 45 minuta filtrojnë pesë litër ujë të përfshira në gjak. Andaj trupi i shëndetshëm brenda 24 orëve hedh rreth 2 litër “mbeturina të panevojshme” në formë të urinës. Këtë detoksifikim natyral ju mund ta dëmtoni në të paktën katër mënyra.

Veshkat rregullojnë shtypjen e gjakut, baraspeshën e ujit dhe elektrolitëve dhe eleminojnë materiet e dëmshme nga organizmi, transmeton Femina.al. Nëse i mbani mend të gjitha funksionet e veshkave dhe faktin se dëmi i shkaktuar shpesh herë nuk mund të riparohet, atëherë korrigjoni shprehitë vijuese:

Përdorimi afatgjatë i tabletave kundër dhimbjeve
Përdorimi afatgjatë i ilaçeve kundër dhimbjeve, e veçanërisht atyre në sasi të mëdha, ndikon negativisht në indin dhe strukturën e veshkave. Edhe ilaçet që merren me reçeta dhe ato pa reçeta, mund të ndikojnë në zvogëlimin e rrjedhjes së gjakut në veshka. Nga 1 – 3% nga rastet e reja nga bllokimet kronike të veshkave janë shkaktuar nga abuzimi me ilaçet kundër dhimbjeve. Veprim të ngjashëm mund të kenë edhe disa ilaçe kundër shtypjes së lartë të gjakut.

Duhani
Ndikimi negativ i cigareve në mushkëri dhe zemër tani më është i njohur, por studimet tregojnë se edhe duhanpirësit gjithnjë e më shumë kanë protina në urinë, që është shenjë për dëmtim të veshkave. Sëmundjet të cilat ndikojnë në punën e veshkave si që janë diabeti dhe shtypja e lartë e gjakut, gjithashtu përkeqësohen nga tendenca drejt përdorimit të duhanit, kurse duhanpirësit më shpesh kanë nevojë për dializë ose transplantim të veshkave, tregojnë studimet.

Ushqimi i pasur me sheqer
Konsumimi i sheqerit të tepërt sjellë në probleme shëndetësore, si që është diabeti, obeziteti, kurse këto janë faktorët e rrezikut për sëmundje të veshkave. Zvogëloni konsumimin e sheqernave dhe kështu do ta zvogëloni rrezikun e sëmundjeve të lartëpërmendura. Më pak sheqer i përpunuar do të thotë edhe më pak kalori, kimikate dhe kripëra, kurse beli dhe veshkat do të jenë falënderuese.

Shumë kripë
Ushqimi i kriposur mund të rrisë shtypjen e gjakut e cila i dëmton veshkat. Shtypja e lartë i dëmton veshkat, kurse me kalimin e kohës mund të vijë edhe deri në ndalimin e punës së veshkave. Organizatat shëndetësore rekomandojnë që brenda ditës të përdoret një lugë çaji kripë ose 2300 mg. Ata persona me shtypje të lartë të gjakur dhe veshka të sëmura duhet të konsumojnë edhe më pak, rreth 1500 mg brenda ditës.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: