Kryedemokrati Lulzim Bash aka mbajtur ditën e sotme n jë takim me demokratë në qytetin e Fierit. Gjatë fjalës së tyre të rinjtë u shprehën se në këtë moment delikat për vendin dhe Partinë Demokratike, Lulzim Basha është shpresa e tyre.

Sonja, studente: Zoti Basha, dua t’iu them se rinia ju sheh, unë jam një prej tyre. Vazhdoni me punën tuaj dhe ne do të na keni nga mbrapa, sepse ju në këtë moment kaq delikat, jeni duke ndjell shpresë për të rinjtë e këtij vendi.

Rei Cara: Ju jeni drita jeshile në fund të këtij tuneli të pambarimtë. Ju jeni fara e shpresës tonë. Ju lutem, na tregoni si ta mbjellim, si ta risim, ta kultivojmë që në kohën e duhur dhe në vendin e duhur, ne të bëjmë gjënë e duhur, t’ia kalojmë brezave të ardhshëm.

Henri Fero: Si përfaqësues i shoqërisë civile, zoti Basha në fillim kam qenë skeptik, sot mendoj që edhe nga eksperieca ime ndërkombëtare, jeni e vetmja alternativë politike, intelektuale e cila ka fytyrën e Bashkimit Europian dhe të Perëndimit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: