Trajneri i ekipit kombëtar Shpresa, Alban Bushi, publikoi listën për kualifikueset e Euro 2023, teksa kuqezinjtë do të përballen fillimisht me Slloveninë dhe më pas Kosovën, respektivisht më 12 nëntor dhe 16 nëntor.

Bie në sy grumbullimi i portierit të Egnatias, Bruno Puja, apo Ergi Goga i Erzenit. Në listë është Ardian Bajramin, mbrojtësin që aktivizohet në radhët e Benfikës U-23.

Sakaq, Ernest Muçi mbetet pjesë e Shpresave edhe për këtë grumbullim, pavarësisht pritshmërive për të qenë pjesë e kombëtares së Edy Rejas.

Lista
 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb