Southampton do kërkojë të marrë minimumi një pikë në ndeshjen ndaj  Arsenalit, në takimin për Premier League. Trajneri i ekipit nga Southampton, Ralf Hasenhuttl ka folur për mediet, në prag të këtij 90 minutëshi. Tekniku austriak nuk la pa përmendur edhe futbollistë të veçantë siç është Armando Broja. Hasenhuttl u pyet edhe për të ardhmen e 20 vjeçarit, pasi kartoni i tij zotërohet nga Chelsea.

“Broja në nivelin e tij më të mirë është padyshim një lojtar që mund të na ndihmojë, por është e rëndësishme që ai të gjejë rrugën te paraqitjet e tij më të mira dhe kjo është shpresa për fundjavën.

E ardhmja- Ne jemi duke diskutuar këtë temë për momentin, por të gjithë e dimë situatën në Chelsea, kështu që nuk është e lehtë të gjesh personin e duhur për të folur për të ardhmen. Sa më lart të përfundojmë në tabelë, aq më tërheqës jemi për lojtarët” – tha ai.

Sulmuesi shqiptar nuk po kalon një periudhë të mirë. Ai ka disa javë që nuk ka gjetur rrugën e rrjetës, çka ka shqetësuar jo pak yllin kuqezi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb