Aktorja Rita Gjeka ka folur nga protesta në Shkodër duke theksuar se nuk janë publikuar emrat e gjithë aktorëve që janë kundër shembjes së Teatrit Kombëtar.

Sipas aktores janë disa zero mbrapa që i shtohen listës së plotë të artistëve që janë kundër shembjes ndërkohë që shpreson që Teatri i Ri mos bëhet.

Rita Gjeka thotë se pas këtij akti s’ka më asnjë fjalë për Edi Ramën ndërkohë që e akuzon atë se po e lë Shkodrën qëllimisht zonë e kuqe derisa të shuhen protestat.

”Shpresoj që të rinjtë të pajtohen me Teatrin e Ri se për mua nuk ka për t’u bërë. Edhe nëse do bëhet do përfundojë si Teatri Andon Zako çajupi që nuk i dëgjohet emri. Unë shpresoj që pas kësaj të ndizet një shpresë dhe shpresoj shumë që ajo shpresë të zgjohet.
Lista e artistëve kundër shembjes ka disa zero mbrapa. Ndoshta nuk përmendemi se nuk i dukemi mjaftueshëm artistë. Edhe në ëndërr më del ai moment. Shpresoj që mos bëhet Teatri i Ri. Populli duhet të ngrihet dhe të thotë poshtë diktatura, sepse jemi në diktaturë.
Ne këtë e kemi për Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit. Ne jemi zonë e kuqe dhe kështu do jemi derisa të shuhen gjithë protestat.
Për Edi Ramën s’kam ma fjalë. ”- tha Rita Gjeka.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb