Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në studion e lajmeve në “News 24”, në këtë transmetim marton, u ndal tek sjelljet e ambasadorëve në Shqipëri gjatë këtyre zgjedhjeve.

Ai tha se ambasadorët në asnjë vend të botës nuk bëjnë sjellje të tilla siç ndodh në vendin tonë gjatë procesit të votimit dhe tanimë numërimit. Lubonja theksoi, se ka ardhur koha që shqiptarët të emancipohen dhe të marrin fatin në dorë.

“Padyshim që s’i vë faj vetëm atyre, i vë politikanëve tanë, mediave, edhe vetes time. Po ky është realiteti. Nuk ndodh që të shkojë ambasadorja në qendrat e votimit dhe të urdhërojë. Është qesharake, na bën popull qesharak. Këtu ke idenë që këtu është situata e pashpresë, por jo serioze. Le të jemi pak më emocional. Kam thënë që ky rezultat tregon që jemi drejt një regjimi po forcohet ku një parti e vetme prek shtetin, nëse rezultati përmbyset do i kërkoj ndjesë Ramës. Llambushka e PSD tregon që rezultati do të jetë ky.

Midis të tjerave shtova që regjimet nuk rrëzohen me votë të lirë, por rrëzohen kur konsumohen, ose me revolucion, edhe me Amerikës. Ky regjim nuk është konsumuar akoma, do presim të konsumohet dhe atëherë do të ketë një tjetër qëndrim tjetër të SHBA. Nuk lë shije të mirë prezenca e anijeve në këto kohë. Vijmë nga një kulturë e brishtë. Roli i ambasadores dhe ajo që më shqetëson mua është që këto dalin, kontrollojnë dhe duket sikur gjërat janë mirë. Nuk pritet që regjimi të bëjë në ditën e votimit ndonjë gjë. Me patronazhistët e famshëm u shkelën të dhënat e Tiranës.

Si mund të justifikosh në një ditë të fundit zgjedhje, që ju e keni pasur që me 5 qershor. Nuk u lejuan koalicionet, nuk pati qëndrim amerikan. E patë si u rrëzua në Kosovë një qeveri për interesat amerikane është e kuptueshme, ka qenë kështu. Padyshim nuk është përgjegjësi e tyre, kur vjen puna, interesi gjeopolitik është më i madh dhe na trajtojnë si fëmijë.

Kërkoj të jetoj në një vend me dinjitet, ne duam të jemi në Evropë, por nuk na fut, kjo na bën të jemi pa dinjitet. Kjo është përgjegjësia jonë kryesore. E shpreh këtë me thirrjen që duhet të emancipohemi dhe të marrim fatin në dorë, shpëtimi vjen nga vetja”, u shpreh Lubonja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb