Kombëtarja shpresa është turpëruar sot në sfidën e kthimit në Sllovaki kundër kësaj përfaqësueseje. Ekipi i drejtuar nga Alban Bushi që u mund në Shqipëri pak ditë më parë me shifrat 2-3 po nga Sllovakia, ka pësuar një tjetër disfatë, me ndryshimin që këtë herë është edhe më e rëndë.

Ndeshja u zhbllokua në minutën e 19-t nga Heraslin, ndërsa në fundin e pjesës së parë Mraz dyfishoi shifrat. Në pjesën e dytë Shqipëria reagoi me Rei Manajn, që ngushtoi diferencat, por që në fund rezultoi të ishte vetëm një gërvishtje.

Shpresat e Sllovakisë shënuan edhe dy herë të tjera, me Siplak dhe Mraz, të cilët stampuan shifrat përfundimtare në 4-1.

Renditja pas 7 ndeshjesh në grup.

Capture

FORMACIONI ZYRTAR

SHQIPËRIA U-21: Kastrati, Ceka, Toli, Tafa, Maloku, Krymi, Ndoj, Kallaku, Cinari, Seferi, Manaj. Trajner: Alban Bushi

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb