Kombëtarja U-21 e futbollit nuk ka arritur të marrë më shumë se një barazim 1-1 në takimin kundër Irlandës së Veriut të vlefshme për eliminatoret e Europianit.

Ndeshja e zhvilluar në “Selman Stërmasi” për shumë minuta ishte e barabartë me të dy skuadrat që u treguan të kujdesshme për të mos pësuar. Në pjesën e dytë djemtë e drejtuar nga Alban Bushi rriten presionin dhe në minutën e 84-ër falë Ylber Ramadanit zhbllokuan rezultatin.

Kuqezinjtë të dehur nga avantazhi i cili rriste mjaft shpresat për një kualifikim të mundshëm ulën ritmin dhe miqtë përfituan duke prishur festën në minutën e 89-të me një goli të futbollistit Lavery.

Me këtë brazim Shqipëria renditet në vendin e 3-të me 6-të pikë, 4 më pak se Irlanda e Veriut që mban vendin e parë. Ndërkohë Spanja e vendit të dytë ka grumbulluar 9-t pikë, por ka dy ndeshje më pak se kundërshtarët.

Shqipëri U21 – Irlandë e Veriut U21 ora 18:00

Shqipëria U21: Selmani, Ceka, Tafa, Toli, Doka, Ndoji, Ramadani, Bare, Abazaj, Çekiçi, Hebaj.

Trajner: Alban Bushi

Irlanda e Veriu U21: Mitçell, Dumigan, Doneli, Xhonson, Smith, Gorman, Tomson, Sykes, Dohrti, Mek Donagh, Parkhaus.

Trajner: Ian Baracloug

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb