Italia është shteti me më shumë viktima nga koronavirusi në të gjithë botën.

Në shtetin italian, kanë ndërruar jetë për shkak të virusit, deri tani 15 362 njerëz.

Ndërsa, duket se ka një frenim të numrit të viktimave në orët e fundit. Në 24 orët e fundit, në Itali kanë ndërruar jetë nga virusi vdekjeprurës 681 persona, më pak se shifrat e disa kohëve më parë.

Ndërkohë, për nga numri i të infektuarve me koronavirus, Italia është e treta në botë, pas SHBA-ve dhe Spanjës, me 124 632 të prekur nga virusi.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb