“Turi i Francës 2020 mund të zhvillohet pa tifozë”. Është kjo deklarata e ministers franceze të sportit Roxana Maracineanu në një intervistë për ‘France Bleu’, që ka ndezur shpresat e të apasionuarve të çiklizmit. Eventi më i madh dhe më i rëndësishëm i këtij sporti duhet të nisë më 27 qershor, por përhapja e Covid-19 në Francë si në shumë vende të botës e kishte vënë në rrezik zhvillimin sipas programit.

Image
Image

“Të gjithë skenarët janë të mundshëm, por tani është e pamundur të bësh parashikime. Modeli ekonomik i “Tour De France” nuk bazohet te shitja e biletave, por tek e drejta televizive. Kështu, nuk do të ishte keq, që shumica e njerëzve që qëndrojnë në shtëpi të ndiqnin spektaklin e kësaj gare nga televizori”, ka thënë ministrja franceze e sportit. Kjo është një zhgjidhje, por gjithsesi, mungesa e publikut do të sillte humbje të mëdha financiare te organizatorët, që në vitin 2019 llogaritën më shumë se 12 milionë tifozë në të 21 etapat e “Tour de France”.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb