Kamera e News 24 ishte një ditë më parë brenda spitalit Covid 1 për të parë nga afër situatën me pacientët e shtruar për Covid 19.

Mesazhe nuk dhanë vetëm të shtruarit por edhe infermierët, që janë heronjtë e vërtetë. Pikërisht mesazhin e infermieres Fjoralba Lushi ka ndarë në Instagram edhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

CFARË THA INFERMIERJA PËR NEWS 24
“Fjalët e liga nuk i meritojmë. Shpresoj që ata persona që i thonë ato fjalë të këqija, mos ta provojnë kurrë, edhe pse po ta provonin do të ndryshinin mendim. S’ka gjë le t’i thonë fjalët e liga, vetëm të jenë mirë me shëndet” – Fjoralba Lushi, infermiere në spitalin infektiv COVID1.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: