Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan gjatë fjalës së tij përshëndetëse në Parlamentin e Shqipërisë, vuri edhe njëherë theksin tek lufta ndaj organizatës së Fethullah Gülen, si një kusht për miqësinë me Turqinë. Erdogan u shpreh se Shqipëria duhet ta luftojë këtë organizatë, të marrë masa që të mos ketë fatin e Turqisë e mos errësohen marrëdhëniet vëllazërore.

Erdogan po ashtu bëri me dije se do të vendosë në dispozicion edhe vaksinën Turcovax.

“Në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit që kemi shumë shpejt edhe vaksinën Turkvax jemi në dispozicion ta ofrorjmë. Paralel me këtë vjet ndërtuam në kohë rekord spitalin e Fierit dhe sot inaguruam banesat në Laç. Shpresoj që këto që ne kemi bërë i kanë mbyllur sado pak plagët e shqiptarëve. Edhe shqiptarët do të kenë parasysh ndjeshmërinë e Turqisë. Më lini të kujtoj organizatën “FETO”, të cilës i kushtojmë shumë vemendje dhe autorët janë në Shqipëri. Një mik i9 vërtetë është ai që nuk heziton ta thotë të vërtetën sado e hidhur të jetë.

Ashtu sin ë Shqipëri institucionet e lidhura me Feton janë të fshehura dhe nuk duhet të keni dyshiminh se së shpejti do i zbulojnë fytyrat e tyre. Sa më shpejt të shpëtoni nga kjo strukture helmuese dhe tradhëtare, aq më e sigurtë do të jetë e ardhmja juaj.Ne konsidrojmë si detyrë të shprehemi kudo që shkojmë, t’ua tregojmë vëllezërve tanë të mos kenë fatin tonë. Presim që Shqipëria të marrë masa kundër Fetos dhe të mos lërë që marrëdhëniet tona të mos errësohen.  Dua të përshëndes me dashuri të gjiothë popullin shqiptar, deputetë dhe shpresoj që miqësia dhe vllazëria mes nesh të vazhdojë deri në përjetësi”- u shpreh ai.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb