Këtë fundjavë, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në vendin tonë, Yuri Kim ka zgjedhur një destinacion ndryshe.

Pasi mbaroi pushimet në Jug, Kim vendosi të shijojë natyrën përrallore të Veriut.

Kryediplomatja amerikane ka vendosur që këtë fundjavë ta kalojë në Malësi. Vendi që asaj i pëlqeu kaq shumë ishte Lëpusha dhe ndau me ndjekësit në Instagram disa foto.

“Malësia e Shqipërisë është vërtet e bukur. Shpresoj të kthehem së shpejti,” shkruan Kim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: