Moska ka lëshuar këtë mëngjes një paralajmërim të ri për Perëndimin për përfshirjen e saj në konfliktin ukrainas.

E fundit, nga zëvendësministri i Jashtëm Sergei Ryabkov, u raportua fillimisht nga agjencia shtetërore ruse e lajmeve RIA.

Ai u citua të thoshte se Rusia do të marrë kundërmasat e duhura në përgjigje të “përfshirjes në rritje” të Perëndimit në luftën me Ukrainën.

Fuqitë perëndimore i kanë ofruar Ukrainës mbështetje ushtarake gjatë gjithë konfliktit dhe kanë vendosur sanksione gjymtuese ndaj aseteve ruse.

Ryabkov tha: “Ne paralajmërojmë dhe shpresojmë që ata të kuptojnë rrezikun e përshkallëzimit të pakontrolluar në Uashington dhe kryeqytete të tjera perëndimore”.

Dje, presidenti rus Vladimir Putin tha se një numër i sulmeve me raketa që goditën qytetet e Ukrainës, duke vrarë të paktën 14, ishin në hakmarrje për sulmet në territorin rus.

Ka të ngjarë që ai i referohej bombardimit të urës Kerç në Krime, për të cilën Moska fajëson forcat ukrainase.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: