Ambasada Amerikanë në Tiranë ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes mes opozitës jashtëparlamentare dhe maxhorancës për t’u ulur në një tryezë për reformën zgjedhore. Përmes një mesazhi në ‘Facebook’, ambasada thekson se ky është një hap i rëndësishëm për të trajtuar plotësisht rekomandimet e ODIHR-it.

Mes të tjerash Ambasada shkruan se shpreson që palët të vijojnë të ecin përpara me këtë frymë aktuale bashkëpunimi, për t’u siguruar që zgjedhjet në Shqipëri të jenë të lira nga mashtrimi, ndërhyrja dhe korrupsioni.

“??️ | Ne përshëndesim palët që ranë dakord të punojnë së bashku për reformën zgjedhore, një hap i rëndësishëm për të trajtuar plotësisht rekomandimet e ODIHR-it. Reforma do të mbështesë procese zgjedhore të efektshme dhe të besueshme dhe do të forcojë demokracinë shqiptare. Ne shpresojmë që palët të vijojnë të ecin përpara me këtë frymë aktuale bashkëpunimi, për t’u siguruar që zgjedhjet në Shqipëri të jenë të lira nga mashtrimi, ndërhyrja dhe korrupsioni.”, thuhet në mesazhin e Ambasadës Amerikane.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb