TIRANË- Banorët që preken nga ndërtimi i Bulevardit të ri të Tiranës kanë dalë sot në protestë para Bashkisë duke kërkuar takim me kryetarin Erion Veliaj për shpronësimin e shtëpive të tre. Ata kanë akuzuar bashkinë se po punon me 2 standarde duke i kërkuar Veliajt të ulet me ta për të zgjidhur çështjen. Shumë të indinjuar banorët thanë se ky kryetar për të cilin kanë votuar po iu merr jetën.

“Kemi qenë në diskutime me kreun e bashkisë, kemi bërë një seancë dhe presim të bëhet zgjidhje e problemit tonë. Nuk ka ardhur. Veliaj po punon me 2 standarde. Po na sjell letrat për të prishur shtëpinë. Po na merr jetën tonë. E kemi votuar dhe po na merr shtëpitë. Të na trajtojë si palë, jemi qytetarë autoktonë të Tiranës. I bëj thirrje të vijë të ulet, ne jemi paqësorë”, tha një qytetar.

Banorët kanë kërkuar që bashkia të çojë një grup pune në terren dhe të bëjë verifikimin për banesat dhe tokat e tyre për t’i shpronësuar më pas me çmimin e tregut.

“Të sjellë grupet e punës në terren të verifikojë pastaj të shkojë në këshillin e ministrave. Po marrin vendimmarrje në kurriz të qytetarëve. Po na vjedhin tokën, s’po na bëjnë legalizimet, s’po na japin lekët tona. Pardje kanë ardhur letrat për të prishur 10 shtëpi të tjera. Vetëm po vdiqëm ne do prishen ato shtëpi”, janë thënë ata..

Në emisionin “Njerëz në Fokus” që iu kushtua pikërisht kësaj çështje banorët i propozuan bashkisë që me lekët e shpronësimeve të bëjë një pallat për ta. Ndërkohë që Bashkia deklaroi se do ta shqyrtonte këtë propozim.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: