Shpullat e Leonardo Bonuccit ndaj sekretarit të Inter, menjëherë pas golit të Sanchez, që i dhurojë zikaltërve trofeun e Superkupës, nuk kanë kaluar në heshtje, përkundrazi, u bënë menjëherë objekt hetimi pasi kjo u referua nga prokurori federal. Pamjet bënë xhiron në rrjetet sociale dhe reagimi ishte i menjëhershëm.

Gjykatësi Sportiv vendosi të dënojë qendërmbrojtësin me 10,000 euro gjobë, shumë kjo që Bonucci do ta paguaj me kënaqësi pasi gjesti ishte jo i hijshëm dhe i rëndë, për më tepër një situatë që ndodhi gjatë zhvillimit të ndeshjes.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb