TIRANË

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir meta deklaroi sot një nga shqetësimet më të mëdha të shprehura prej qytetarëve në komunikimin e një dite më parë ishte rritja e taksave dhe rritja e çmimeve.

Meta deklaron se “kemi gati planin që ul taksat dhe koston e jetesës”.

POSTIMI I PLOTË
Të dashur miq. Ishte kënaqësi komunikimi me ju dje në rrjetin social Facebook. Një nga shqetësimet më të mëdha të shprehura prej jush ishte rritja e taksave dhe rritja e çmimeve në Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë.

Ne e kemi dëgjuar zërin tuaj. Ne e mbështesim shqetësimin tuaj. Prandaj ne kemi gati planin që ul taksat, që ul koston e jetesës dhe që i jep hov zhvillimit të ekonomisë.

Ulja e taksave vendore dhe ulja e kostove të jetesës nis me votën tuaj për Koalicionin “Bashkë Fitojmë” në 14 Maj.
Bashkë?Fitojmë!✌️??
#PartiaLirise #BashkeFitojme #Tirana #14Maj #NdryshimMeCdoCmim

Meta Fb
Meta Fb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: