TIRANË- Jo vetëm domate e speca e të pjekur me nxitim, tashmë edhe shalqinj të skuqur artificialisht. Në rrjetet sociale qarkullojnë disa foto të bëra në tregjet tona, ku dyshohet se shalqinjtë që shiten, janë të injektuar me lende kimike të kuqe.

Mes tyre dhe Mithat Havari, ish-drejtor i Policise se Tiranes shkruan në FB se në anë të rrugës pranë Lushnjës kishte blerë një shalqi, i cili kishte një vrimë nga ku rridhte një lëng i kuq qe ngjiste si mastiç.

“Kur e hapa mbeta i shtangur nga ngjyra e çuditshme qe kishte shalqini, të cilin natyrisht e hodha në mbeturinat. Një ditë më vonë në Himarë pashë se të gjithë shalqinjtë kishin vrimë tek bishti, aty ku mund të fshihet injektimi i lëndëve të huaja”, shkruan qytetari në FB, ku poston edhe foton e shalqinit, në të cilin duket qartë vrima e hapur, një sinjal për autoritetet shtetërore që të kontrollojnë rreptësisht produktet që shiten në treg, sepse keqbërësit nuk ndalojnë së gjeturi mënyra për të rritur fitimet e tyre, në kurriz të konsumatorit.

(ma.ar/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: