Greqia ka reaguar për herë të parë pas deklaratave të Vuçiç duke siguruar se nuk do e njohë pavarësinë e Kosovës.

Ministria e Jashtme e Greqisë për mediat e Kosovës ka deklaruar se nuk ka njohje dhe qëndrimi mbetet i pandryshueshëm.

Vuçiç ditë më parë ishte shqetësuar për bashkëpunimin mes Greqisë dhe Kosovës në nivel tregtar e ekonomik teksa iu lut qeverisë greke që mos merrte vendim të njihte Kosovën.

Për më tepër ministri i jashtëm grek, Nikos Dendias do të vizitojë këtë muaj Kosovën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb