Eliminimi në Kupë dhe humbja ndaj Kukësit, ishin dy sinjale të forta se Tirana nuk është e pathyeshme. Interesi ishte i madh për të parë se si do të reagonin bardheblutë pas këtij momenti, kryeqytetasit jo vetëm që nuk arrijnë të rikthehen tek rezultatet pozitive por tashmë ngecin në një barazim pa gola në transfertë përballë Skënderbeut. Ekipi i Shehit hasi shumë vështirësi në fazën sulmuese, ndryshe nga faza e parë, nuk ishin të qartë në pasin final dhe nuk kishin forcën e duhur goditëse. Edhe në ato raste kur u shfaqën të rrezikshëm me Seferin në pjesën e parë dhe me Totre në të dytën, gjetën një pengesë të pakalueshme, portierin Rexhepi.

Skënderbeu nuk qëndrojë pasiv në këtë sfidë, të besuarit e Memellit, bënë lojën e tyre, ngacmuan jo pak kryeqytetasit, në goditje standarde apo në disa zbritje të shpejta, me pak fat mund të merrnin diçka më shumë nga kjo sfidë, gjithsesi një pikë përballë Tiranës nuk është për tu hedhur poshtë. Bardheblutë nis këtë fazë të dytë me “frena dore”, ky barazim ndez dhe më shumë shpresën e rivalëve për të synuar kreun.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: