Regjistrimi i fundit i popullsisë në Malin e Zi, tregon se më shumë se gjysma e popullatës shqiptare jeton jashtë vendlindjes, kryesisht në Shtetet e Bashkuara. Nisur nga kjo situatë, problem shqetësues mbetet shpërngulja e shqiptarëve nga Mali i Zi.

Kjo dukuri është më e theksuar në dy qytete të njohura historike, Tivar dhe Rozhajë, ku disa fshatra janë boshatisur plotësisht, raporton “Zëri i Amerikës”.

Rënia e vazhdueshme e numrit të banorëve, sipas analistëve, do të ndikojë dukshëm në të ardhmen e këtij komuniteti.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: