Baret dhe bizneset në perimetrin e jashtëm të stadiumit “Air Albania” vendosin në pikëpyetje zhvillimin e sfidës Angli-Shqipëri në këtë impiant. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, me anë të një shkrese drejtuar FSHF-ës i bën me dije se në këto kushte nuk garanton marrjen e masave para, gjatë dhe pas sfidës me përfaqësuesen e “tre luanëve”.

Aaaaaa
Aaaaaa

Ky është një shqetësim që vetë Federata e kishte ngritur pak kohë më parë duke iu drejtuar me një shkresë Dallëndyshe Bici, Drejtuese e Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit dhe Z. Mariglen Qato, Drejtues i Inspektoriatit Urbanistik Vendor Bashkisë Tiranë, për lirimin e hapësirave në perimetrin e Stadiumit Kombëtar “Air Albania”. Në kushtet kur asgjë nuk ndryshojë, FSHF kërkon një reagim urgjent të këtyre strukturave pasi anulimi i ndeshjes Shqipëri-Angli e parashikuar për t’u luajtur në “Air Albania Stadium”, do të kishte pasoja katastrofike për imazhin e vendit tonë, ekipin Kombëtar dhe në përgjithësi për futbollin shqiptar, lexohet në reagim e FSHF-ës. Në intervistën e tij pak ditë më parë në “News24” presidenti i FSHF-ës u shpreh i bindur se nuk ekziston një pengesë që kjo sfidë të mos zhvillohet në “Air Albania”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb