Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar zhvilloi një takim në ambientet e muzeut me Attila Fodor, zv. Ambasador i Hungarisë në Tiranë.

Nga takimi u ra dakord që viti 2019 do të sjellë një sërë projektesh dhe aktivitetesh të përbashkëta, të cilat ndjekin qëllimin e njëjtë midis dy institucioneve.

Praktikisht u diskutua që me rastin e “Ditëve Hungareze”, që do të nisi në tetor 2019, të organizohen ekspozita dhe përkujtimore për personazhe historike, të cilat lidhin historinë e Shqipërisë me Hungarinë si: strategu hungarez Hynaidi, Mbretëresha Geraldina dhe familja e mirënjohur Sina.

Bashkëpunime të tilla kulturore i sjellin vendin tonë një larmishmëri kulturore ku shpalosen traditat dhe kulturat e vendeve të tjera që kanë patur ndikime dhe në kulturën tonë.

(Atsh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb