TIRANË – Kryeministri Rama dhe Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, janë duke kërkuar hapësira të reja bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve, pavarësisht shumë projekteve të përbashkëta që tashmë kanë nisur në arsim, infrastrukturë, dogana etj.

Kryeministria njoftoi sot z.Thaçi, i cili po zhvillon një takim në Tiranë, është pritur nga Kryeministri Rama, në të cilin kanë diskutuar për axhendën e përbashkët të projekteve mes dy vendeve dhe përgatitjen për takimin e dytë mes dy qeverive. Në takim u bisedua ndër të tjera edhe për zhvillimet në rajon.

rama thaci

Thaçi u prit sot edhe nga Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta, me të cilin u diskutua axhenda e përbashkët politike, bashkëpunimi institucional dhe mënyrat e thellimit të bashkëpunimit në çdo nivel. Zv.Kryeministri i Kosovës e ka falenderuar z.Meta për ndihmën që ka dhënë ndër vite për Kosovën.

10439487_796291077107920_3406833320197645913_n

Hashim Thaçi u takua paradite me homologun e tij Ditmir Bushati, me të cilin rakorduan programin e mbledhjes së ardhshme të dy qeverive. Po sot, Thaçi u nderua nga Universiteti i Tiranës me titullin “Doctor Honoris Causa”.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb