Nga studio e shqiptarëve udhëtoi në Zagreb të Kroacisë. Shkuam pas kërkesës e shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë në Zagreb por edhe për të takuar miqtë tanë të emisionit.

Nën moderimin e Elvis Naçit çuam tek ta një copëz Shqipërie. “Shqiptaret për Shqiptarët”, po zhvillojnë këtë të premte me bashkëkombasit puntatën e radhës të emisionit me një mision.

Për herë të parë Shqipëria, Kosova dhe Shkupi u benë bashkë, pasi u dhuruan tre shtëpi brenda një nate. Trevat shqiptare u bashkuan në një natë të mbushur me emocione dhe surpriza.

Zana në Fier, Isaku në Shkup dhe familja Mehmeti në Mitrovicë tashmë kanë banesat e tyre fale bujarisë së shqiptarisë.

Surpriza të shumta por dhe histori të dhimbshme ishin rezervuar gjatë mbrëmjes së të premtes.

Historitë njerëzore ishin shumë tronditëse, por shqiptarët dinë të sjellin shpresë.

Ato janë përcjellë në praninë e bashkatdhetarëve në studio, të cilët kanë treguar jo pak emocione teksa shikonin emisionin në një studio të vogël të improvizuar. Në Zagreb shqiptaret dine të falin ngrohtësi dhe bujari. Këtë do të përcjelli emisioni ditën e sotme.

Stafi i emisionit ndjeu një mikpritje të rrallë nga shqiptarët në Zagreb, emocionet u përcollën në ekranin e News 24 për gjithë shikuesit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb