TIRANE – Anita Haradinaj, bashkëshortja e kryeministrit të Kosovës, pasditen sotme la qenë e ftuar në “Ftesë për 5” në Top Channel ku ka rrëfyer jetën e saj përkrahë Ramush Haradinajt.

Ajo tregon se pas marrjes së detyrës së kreut të qeverisë së Kosovës, mungesa e Ramushit në shtëpi nuk është ndjerë shumë, pasi ajo dhe fëmijët për shumë kohë jetuan pa të, teksa ai gjykohej në Hagë.

Anita ka zbuluar dhe një pasion të kryeministit ku u shpreh se Haradinaj  provon shpesh të këndojë. Më pas, u shfaq një video, ku Kryeministri i Kosovës ia merr këngës.

“Shqipëri moj trime, të ka zili bota”, këndon Haradinaj, ndërsa shprehet se ka dëshirë të këndojë, por nuk shquhet se e bën dhe aq mirë këtë gjë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb