ELBASAN- Ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë që do të zhvillohet ditën e enjte 8 Tetor do të paralizojë Elbasanin. Kjo me qëllim shmangien e çfarëdolloj incidenti që mund të jetë parashikuar që të ndodhë.

Drejtoria e Policisë Qarkut Elbasan ka marrë një sërë masash organizative   në drejtim të sigurimit të rendit dhe qetësisë, për zhvillimin sa  më normal të ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila do të zhvillohet më datë  08.10.2015, në  orën 20:45, në Stadiumin Elbasan Arena.

JA RRUGET E BLLOKUARA
Policia deklaron se në orën 08:00, të datës 08.10.2015, do të bllokohen disa segmente rrugore si dhe do të ndalohet qarkullimi i mjeteve në  këto akse rrugore në qytetin e Elbasanit, konkretisht:

Bulevardi “Qemal Stafa” që fillon nga Posta deri në dalje të unazës për në Librazhd

Bulevardi  “Aqif  Pasha”, që fillon nga 1 Maji deri tek ish-konservimi i vjetër

Nga ish-konservimi i vjetër deri tek Harullajt.

Nuk do të lejohet parkimi i mjeteve nga rrethrrotullimi i luleve deri tek rrethrrotullimi i Zaranikës.

Nuk do të  lejohet parkimi i automjeteve përreth dhe përballë  stadiumit.

Nuk do të lejohet lëvizja dhe parkimi i mjeteve në dy Bulevardet Kryesore.

Bëjmë me dije se hyrja e sportdashësve do të fillojë në orën 16:30 dhe do të mbarojë në  orën 20:15, me qëllim shmangien e radhëve të gjata në hyrje për në Stadium.

JA CFARE NUK DUHET TE KENI ME VETE
Lidhur me ndeshjen do të angazhohen 1500 punonjës policie, nga këto 308 punonjës  policie do të jenë nga Drejtoria e Policisë Qarkut  Elbasan.

Nuk do te lejohet marrja e fëmijëve të  mitur pa u pajisur me biletë.

Të gjithë  sportdashësit që do të marrin pjesë në këtë aktivitet, të jenë të pajisur me kartë  identiteti dhe të mos kenë me vete:

  1. a) sende të forta,
  2. b) shishe (të çfarëdolloj)
  3. c) fishekzjarrë
  4. d) monedha apo metale (të çfarëdolloj)

Në të kundërt NUK do të lejohen  të  futen  në stadium.

Në  hyrje të stadiumit do të kontrollohen të gjithë sportdashësit.

Të gjitha lokalet që  ndodhen në Bulevardin Aqif  Pasha, nga Stadiumi deri tek   Shatërvani, nga ora 12:00 dhe deri në  përfundim të ndeshjes do të jenë të mbyllura.

Në të gjitha ballkonet, ambientet dhe pallatet përreth Stadiumit, nuk do të lejohen  persona që nuk janë pjesëtarë të familjes.

Drejtoria Policisë Elbasan i kërkon qytetarëve që të minimizojnë më datë 8 tetor 2015,  lëvizjen e tyre me automjet brenda qytetit të Elbasanit, çka do të sillte një ndihmesë të  madhe në zhvillimin sa më normal të këtij aktiviteti.

MONITORIM NGA TOKA DHE AJRI
Drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako po zhvillon sot një takim pune me Drejtorët e Përgjithshëm, Drejtorët Qendrorë e Drejtorët Vendorë, për të detajuar Planin e Masave për ndeshjen që do zhvillohet në datën 8 në “Elbasan Arena”.

Gjatë fjalës së tij Çako është shprehur se bëhet fjalë për një ndeshje të rëndësisë së veçantë, gjatë së cilës “Policia e shtetit duhet të tregojë përkushtim e seriozitet, profesionalizëm e performancë”.

Masat e policisë së Shtetit do jenë të forta, ndërsa gjithë Elbasani do të monitorohet nga toka dhe ajri për të garantuar sigurinë në çdo segment.

Policia e Shtetit prej orës 08.00 të datës 07.10.2015 kalon në gatishmëri të perforcuar deri në perfundim te aktivitetit
Masa shumplanshe e të shumëllojshme për të garantuar rendin e sigurinë në çdo segment rrugor, hotelet ku do akomodohen skuadra, stafi shoqërues i skuadrës
Masat fillojnë në pikat e kalimit kufitar
Masa brenda stadiumit e jashtë tij
Masat nga toka e ajeri
Dy helikopterë të policisë në patrullim të hapësirës ajrore në Elbasan
Altin Qato është drejtuesi dhe përgjegjësi kryesor për këtë aktivitet
Qato do raportojë hap pas hapi tek Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako
Angazhim me burime njerëzore nga çdo drejtori qarku e kufiri
Vlerësim maksimal të çdo informacioni që mund të vijë në lidhje me ndeshjen
Policia do të kete bashkëpunim të ngushtë me FSHF
Policia do të kete bashkëpunim me angjesitë e tjera të zbatimit të ligjit

(el.sp/ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb