Shqipëri-Zvicër do të jetë një ndeshje e cila do të mbahet mënd gjatë në historinë e futbollit shqiptar. Është sfida e parë e Shqipërisë në një kampionat kaq madhështorë si ai Evropian, është një derbi mes shqiptarësh dhe mbi të gjitha një kartolinë e bukur prezantimi për futbollin tonë. FSHF prej kohësh ka nisur përgatitjet që gjithçka të shkojë si duhet në këtë aventurë evropiane, madje është menduar edhe për detajet.

Drejtoresha e Marrëdhënieve me publikun pranë FSHF-ës, Jona Dervishi ka njoftuar më anë të një postimi në profilinin e sajë në “Facebook” se: “Federata Shqiptare e Futbollit për ndeshjen e parë Shqipëri-Zvicër do të ftojë të gjithë ish lojtaret e Kombëtares që kanë luajtur qoftë dhe 1 minutë në fushë, për të asistuar në këtë ndeshje”, shkruan Dervishi.

Ky është një premtim, një ide, të cilën presidenti Duka e ka shprehur edhe më herët por tashmë duket se dëshira e tij ka marrë formë.
(er.shk/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb