TIRANE

10 vjetori i anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, duke se ka ulur tensionin mes Presidentit të Republikës, Ilir Meta dhe kreut të qeverisë Edi Rama.

Nato Ceremonia (21)

Gjatë ceremonisë në sheshin “Nënë Tereza”, nga ku vetëm pak ditë më parë, kryeministri Rama shigjetoi Kreun e shtetit për deklaratat mbi situatën politike, dy zyrtarët më të lartë të vendit, janë parë të ulur krah njëri tjetër, ndërsa nuk ka munguar as një shtrëngim duarsh mes tyre, në dukje, nga ato që vetë Presidenti  i shoqëron me ‘shprehjen me qetësi e dashuri’.

Nato Ceremonia (15)

Në respekt të protokollit zyrtar, rasti ka dashur që ata të ulen krah njeri tjetrit, por nga fotot e fokusuara nga LSA, pas shtrëngimit të duarve dhe pasi zunë vend në karriget e tyre, të dy janë parë të shkujdesur, Rama i fokusuar në fjalim që do të lexonte, ndërsa Presidenti në vëzhgimin e sheshit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur deklaratës së presidentit Ilir Meta se është i gatshëm të lërë mandatin e madje të sakrifikohet dhe si Salvador Alende me qëllim që të mos lejojë instalimin e një junte në Shqipëri. Rama ironizoi duke kërkuar nga Presidenti që të rrijë i qetë, pasi vendi është anëtar i NATO-s.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb