Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, kujton 12-vjetorin e futjes së Shqipërisë në NATO, duke thënë se në 12 vite punë e përkushtim Shqipëria ia ka dalë të fitojë besimin e aleatëve.

Mes të tjerash, ministrja thekson se sot, pas 12 vitesh, sfida kryesore e Shqipërisë është integrimi në Bashkimin Evropian.

Mesazhi i Xhaçkës:

1️⃣2️⃣VJET NË NATO??
12 vite punë e përkushtim dhe ia kemi dalë të fitojmë besimin e aleatëve si partnerë të besueshëm dhe kontribues seriozë në sigurinë kolektive të Aleancës.
Sot, sfida jonë është integrimi në BE ??. Me shumë punë e shumë përkushtim edhe kjo sfidë do të fitohet hap pas hapi, duke filluar nga mbajtja e Konferencës së Parë Ndërqeveritare brenda këtij viti!
#Shqipëria1️⃣2️⃣vjetNëNATO

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb