Shqipëria është anëtarja më e re e organizatës jo fitimprurëse të quajtur “Round Table International”. Kjo organizatë bamirësie fillimisht u themelua në vitin 1927 nga Louis Marchesi, sot numëron 30.000 anëtarë në mbarë botën, të shtrirë në 55 shtete dhe 5 kontinente.

E veçanta është se në të nuk lejohet pjesëmarrja e vajzave dhe grave dhe se çdo vendim që të miratohet duhet të aprovohet nga çdo anëtar i tavolinës së rrumbullaket. Mënyra sesi merren vendimet në këtë organizatë duket se e ka zanafillën nga tavolina e rrumbullakët e mbretit Artur. Nikolas Di Prata, përfaqësuesi i “Round Table Luksenburg” tha se dëgjuan nga afër historitë e njerëzve në nevojë që kjo organizate ka ndihmuar, ku në qendër të vëmendjes janë fëmijët.

“Round Table” është një organizate ndërkombëtarë jo fitimprurëse, një organizatë xhentëllmenësh. Nëse shikon përreth ne jemi nga vende të ndryshme të botës si nga Luksenburgu, Gjermania, Franca apo Meksika. Jemi një organizatë bamirësie, ne promovojmë vlerë në nivel ndërkombëtare dhe synojmë të shtrihemi dhe t’i promovojmë këto vlera në gjithë botën. Jemi këtu në Shqipëri pasi ju jeni anëtari më i ri i organizatës sonë. Në fokusin tonë janë ndihma që u japim fëmijëve”, -u shpreh Di Prata për News24.

Përfaqësia e organizatës nga vende të ndryshme anëtare të saj vizitoi qendrën sociale multidisiplinare numër 5 në Tiranë
Erion Siço është president i zgjedhur i “Round Table Albania”. Ai tregon se përmes donacioneve janë ndihmuar familje nga komunitet romë dhe egjiptianë të goditur nga pandemia.

Sot “Raund Tabl”e ka një tjerët projekt të ri me qendrën sociale multidisiplinare qe u vjen në ndihmë fëmijëve në situatë rruge.
Nuk është hera e parë që organizata ndihmon me donacione. Donacionet e dhëna nga organizata datojnë fill pas tërmetit të nëntorit në vitin 2019.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb