TIRANE – Mediat në Kosovë shkruajnë se Shqipëria sërish ka vënë barriera për vreshtarët, pasi nuk po lejon rrushin e Kosovës të depërtojë në tregun e saj. Këtë informacion e ka dhënë ministri kosovar i Bujqësisë, Memli Krasniqi, shkruan sot Koha Ditore.

“Fqinjët janë duke na bërë shumë problem në eksport. Vreshtarët tanë kanë problem të plasojnë rrushin e tyre edhe në Shqipëri. I kanë 100 bllokada për me shitë rrushin në Shqipëri”,- ka thënë Krasniqi.

“Ne blejmë rrush në Shqipëri pa asnjë problem. Në fakt AVUK-u bashkë me Doganën ia ka lehtësuar punën shumë duke ia dërguar inspektorët në Morinë”, – ka thënë Krasniqi.

Ministri Krasniqi ka paralajmëruar se telashet e vreshtarëve do të diskutohen në vizitën që do t’i bëjë Shqipërisë delegacioni i Kosovës në krye me presidenten Atifete Jahjaga.

(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: