Pedagogu i gazetarisë, Mark Marku i ftuar në emisionin ‘’Kjo Javë’’ në News24 ka thënë se Shqipëria është një vend delikat ku nuk është vështirë të shkohet në luftë civile brenda më pak 24 orëve prej tensioneve dhe qeverisjes abusive.

Ai thotë se Rama ka një impakt që është i fortë por ka sjellë rastet nga e shkuara e Shqipërisë ku 200- 300 veta kanë djegur kryeministrinë apo kanë përzënë kryeministrin.

 

”Ka një ndryshim në të folurën e Metës, por nuk ka ndryshim në reflektimin e qeverisë. Po kanë ndikuar ndërkombëtarët por dikush që nuk përfaqëson një institucion apo forcë politike, një njeri që është në funksionin e Presidentit ka kaluar nga emocionaliteti në racionalitet.

U fol fillimisht se do të shpërndante parlamentin, dhe pse ky parlament nuk ekziston. Nëse ti akuzon një njeri për arrgoancë, ti s’mund të jesh arrogant. A mundet Presidenti të shpërndajë parlamentin, kur shumica nuk është më shumicë. Është një pakt që të shpërndahet parlamenti duhet që pjesa tjetër të ketë zgjedhur kryeministrin pra është një paradoks.

Ne jemi vend delikat, themi Rama është i fortë, kështu kanë thënë dhe të tjerë para tij por Shqipëria ka shkuar brenda 24 orëve në luftë civile, 200- 300 veta kanë shkuar dhe kanë djegur kryeministrinë dhe kanë përzënë kryeministrin.”- tha Mark Marku.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb