Shqipëria ka dënuar sulmin terrorist në aeroportin e Kabulit nga dy shpërthimet me bombë dhe disa të shtënave.
Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka thotë se Shqipëria mbetet e përkushtuar për të garantuar jetën e sigurinë e aleatëve afganë.
Po ashtu ajo thotë se zemrat dhe lutjet shkojnë për të gjithë ata që humbën të afërmit gjatë dy shpërthimeve të sotme.
Ndërkohë Shqipëria në orët e para të mëngjesit të ditës së nesërme pret grupin e parë prej më shumë se 120 afganësh, shumë prej tyre fëmijë, që fillimisht do të mbërrijnë në Rinas e më pas do të akomodohen në struktura hoteliere në Durrës.
STATUSI NGA OLTA XHAÇKA
Unë dënoj me fjalët më të forta sulmin e tmerrshëm terrorist në aeroportin e Kabulit. Zemrat tona dhe lutjet tona 🙏 shkojnë për të gjithë ata që humbën të dashurit e tyre. Ne mbetemi të përkushtuar për të garantuar jetën dhe sigurinë e të gjithë aleatëve tanë afganë.
I condemn in the strongest terms the horrific terrorist attack in #Kabul_Airport. Our hearts and our prayers 🙏 go out to all those who lost their loved ones.We remain committed to guarantee the lives and security of all our #Afghan allies.
— Olta Xhaçka🇦🇱 (@xhacka_olta) August 26, 2021
(BalkanWeb)