TIRANE – Shqipëria ka dënuar sot sulmin terrorist mbi qindra persona në në Pakistan, ku shumica e viktimave ishin fëmijëve dhe i dërgon ngushëllime të gjitha viktimave të prekura nga kjo tragjedi e terrorizmit aktiv. në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë, lëshuar sot, thuhet:

“Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë dënon me forcë sulmin terrorist taleban në Peshauar, në veriperëndim të Pakistanit, si pasojë e të cilit mbetën të vdekur mbi njëqind persona të pafajshëm dhe janë plagosur dhjetëra të tjerë.

Ministria e Punëve të Jashtme shpreh ngushëllimet e sinqerta për familjet e viktimave dhe për të gjithë të prekurit nga kjo tragjedi e terrorizmit aktiv, shpreh mbështetjen e sinqertë për autoritetet pakistaneze në përballimin e situatës, si dhe shpreson në shërimin e shpejtë të të plagosurve.

Akti i sotshëm në Peshauar është dëshmi e qartë se terrorizmi është kërcënim për të gjithë popujt dhe shtetet, i cili mund të sulmojë në çdo kohë, duke dëshmuar sërish se duhet luftuar me forcë dhe pa kompromise.”

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb