Europiani U-21 në vitin 2027 do të organizohet nga Serbia dhe Shqipëria. UEFA i ka besuar këtyre dy vendeve për mbajtjen e një evenimenti shumë të rëndësishëm, teksa këtë të martë erdhi njoftimi zyrtar.

Pas zyrtarizimit, Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka tha se ky vendim do të shërbejë si katalizator për të thyer barrierat mes dy shteteve.

“Ky është një vendim shumë i rëndësishëm nga UEFA, sepse Kampionati Europian U-21 i vitit 2027 do të jetë më shumë sesa një turne futbolli. Ai do të shërbejë si një katalizator për të thyer barriera, për të forcuar mirëkuptimin e ndërsjellë dhe për të krijuar një të ardhme më pozitive për popujt e Shqipërisë dhe Serbisë. Ky turne do të tregojë gjithashtu se çfarë mund të arrihet kur njerëzit bashkohen rreth një objektivi të përbashkët, të frymëzuar nga fuqia e futbollit”.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: