Fundi i shkurtit dhe fillimi i muajit mars shihet ekspertët vendas si momenti i shumëpritur kur Shqipëria do të dalë nga pjesa akute e pandemisë.

Në një intervistë për News 24 profesori i asocuar, Ilir Alimehmeti thotë se dalja e dy varianteve Omicron po përshpejton fundin e pandemisë dhe kalimin në një stad klinik të ngjashëm me gripin stinor.
Mjeku epidemiolog apelon qeverinë që t’i orientojë politikat e vaksinimit drejt personave që nuk e kanë kaluar sëmundjen bazuar në të dhënat e studimit më të fundit të CDC.

A duhet të kemi frikë nga infektimi me Omicron? Alimehmeti, thotë se të dyja variantet BA.1 dhe BA.2 kanë shumë më pak rrisk që të shkaktojnë forma të rënda klinike, krahasuar me variantet e mëhershme, nisur dhe nga fakti se pjesa dërrmuese e popullatës shqiptare ka imunitet të fituar në rrugë natyrore ose përmes vaksinimit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: