Me qetësi, me besim dhe shumë eksperiencë, Edy Reja doli mbi palët, arriti më në fund të bashkojë të gjithë rreth një ëndrre të madhe që askush nuk e besonte në fillim, mbase as vetë trajneri. Pas eksperimenteve të shumta, shumë lojtarëve të provuar, madje jashtë çdo roli natyral, Reja krijojë një filozofi të qartë, që më në fund rezultoi edhe efikase. Përtej çdo dyshimi, në fund qëndrojnë vetëm shifrat, fakt është që Reja ka grumbulluar deri më tani 15 pikë, si askush tjetër më parë, madje edhe më mirë se De Biasi, e të mendosh që ka ende në dispozicion edhe tre sfidat të tjera.

Reja
Reja

Fiton apo jo përballë Polonisë, Italiani i ka përforcuar shumë pozitat e tij në krye të ekipit kombëtare, fundja objektivin e fillestar e arriti të linte pas një përfaqësuese të rëndësishme si Hungaria. Me Edy Reja në stol, si do të jetë përfundimi i kualifikueseve të botërorit, Shqipëria do të synojë të përsëris historinë, të kualifikohet për në “Euro2024”, një objektiv që nuk ka ndryshuar që në momentin e parë që Reja zbarkoi në tokën e shqiponjave.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: