Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu sulmoi kryeministrin Edi Rama duke e akuzuar këtë të fundit si frenues të procesit të integrimit të vendit drejt BE-së.

Përmes një reagimi në ‘Facebook’, Shehu thekson se vendi ynë gjendet i gozhduar edhe në projektin Vuçiçian të “Ballkanit të hapur”.

REAGIMI I SHEHUT
“Ballkani i hapur” i Vuicic- Rama, frenues i procesit tone te integrimit!
Integrimi i Ballkanit Perendimor, duke filluar nga Shqiperia eshte jo vetem nje proces jetik per ne, por edhe me i rendesishme per vete BE tashme, vecanerisht mbas agresionit fashist rus ne Ukraine.
Jane dhe rreziqet qe po i kanosen Rajonit tone, kryesisht nga lidhjet dhe objektivat e perbashketa Rusi-Serbi, qe po e bejne me urgjent.
Pikerisht ne keto momente, qe mund te ktheheshin ne avantazhe per integrimin tone, vendi i yne gjendet i gozhduar edhe ne projektin vucian te “Ballkanit te hapur”.
Rama disa vite me pare per te fshehur deshtimet e tij e futi vendin ne “dyshen” me MV dhe vartesine nga ajo per rrugen tone eurpoiane.
Tashme kjo “dyshe” eshte bere “treshe” shume me e rrezikeshme, me “lokomotive “ Serbine ne te ashtuquajturin “Ballkan i hapur”.
Direkt apo indirekt procesi i yne i integrimit po lidhet edhe me Serbine, qe fatkeqesisht “fytyren” e saj e ka dhe do ta kete se paku edhe per shume vite nga Rusia, qofte edhe nepermjet “Unionit Euro-Asian”.
Le te jemi te qarte, “Ballkani i hapur” eshte nje projekt anti europeist, qe kerkon te cmontoje projektet e verteta te BE si ai i Procesit te Berlinit.
Kete po ja thone tashme Rames te gjithe, nga Brukseli ne Berlin, Paris e Rome.
Ja kane thene prej kohesh, edhe para nje jave, edhe dje, ja thane edhe sot perseri nga PE.
Por Rama vazhdon te qendroje ne nje “varke” me Vucic me drejtim Lindor, duke kerkuar te “mjegulloje” opininin me ndonje “kerkese” demagogjike se fundmi per ndarjen e Shqiperise nga MV, gje ai vete e ndertoi.
Ndersa ne fakt ai tashme po lidh fatin tone europian jo vetem me MV, por edhe me kursin e Serbise nepermjet “Jugosllavise se Re”, qe lundron ne kahe te kundert me interesat tona jetike.
Kaq te qarta jane zhvillimet tashme, sa vetem kush kerkon te pengoje integrimin tone, mund te veproje ne kete menyre.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb